Lajme

Moti në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 25 October 2021

Java e fundit e muajit tetor do të vijojë me mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell. Kjo situatë vjen si rezultat i prezencës së fushave anticiklonike të cilat kanë përfshirë gjithë territorin e vendit tonë.

Temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e hënë dhe të marte në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta.

Po ashtu, si pasojë e rënies së temperaturave minimale ekzistojnë kushte që në mëngjes të paraqitet fenomeni i brymës, i cili mund të ndikojë negativisht në perimekulturë, te perimet që iu ekspozohen rrezeve direkt të dritës.

-Advertisement-

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera