Lajme

Moti në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 04 October 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot jo stabil i përcjellë me riga shiu të intensitetit mesatar e vende –vende edhe të intensitetit të lartë.

Të hënën dhe të martën parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell.

Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura, të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale.

-Advertisement-

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera