Lajme

Moti mbi vendin tonë për javën e parë të tetorit

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 02 October 2022

Java e parë e tetorit në Kosovë do të jetë me mot stabil.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e nesërme do të fillojë me mot relativisht të qetë, por gjatë ditës parashihet të ketë vranësira të dendura të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Nga e marta e tutje do të ketë stabilizim të motit. Mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave.

-Advertisement-

Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet t’i shënojë vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera