Lajme

Moti i keq përfshin Japoninë, 15 të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 08 July 2017

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në Japoni si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë pjesën jugore të vendit

Ndërkohë, ekipet e emergjencave po kërkojnë 15 persona të tjerë, të cilët konsiderohen të zhdukur.  Si pasojë e reshjeve, lumenjtë dolën nga shtrati duke vërshuar rrugëve e duke shkatërruar ndërtesa e gjithçka tjetër që dilte përpara.

Shirat, që arritën deri në 50 centimetra, prekën kryesisht disa zona të ishullit Kiushu, në ekstremin jugor të vendit aziatik.  Ekipet e shpëtimit po punojnë prej orësh të zhytur në baltë në përpjekje për të gjetur të mbijetuar, ndërkohë që qindra persona të tjerë janë evakuuar.

-Advertisement-

Zona të tjera të prekura nga moti i keq janë ato në prefekturën e Fukuokës, ku autoritetet lokale paralajmëruan se rajoni do të përjetojë reshje të mëtejshme të dendura gjatë fundjavës.  Në operacionet e shpëtimit janë angazhuar gjithësej 12 mijë efektivë, mes të cilëve policë, ushtarë, zjarrfikës dhe personel i rojës bregdetare japoneze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera