Lajme

Moti: I ndryshueshëm, në male borë

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 11 October 2021

Sot mbi vendin tonë do të jetë mot me vranësira dhe i ftohtë, me reshje shiu të herëpashershëm, kurse borë pritet të bie në male në mbrëmje.

Era do të fryej e lehtë deri mesatare.Temperatura më e ulët do të jetë 10, kurse ajo më e larta e ditës deri në 16 gradë.

Njoftimi i plotë:Parashikimi i motit për pesë ditë (11 – 15 tetor 2021)Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe ne dekadën e dytë të muajit që jemi. Riga të intensitetit të dobët deri mesatar do të vazhdojnë edhe ditën e hënë.

-Advertisement-

Të martën dhe të mërkurën parashihet një dobësim i këtij fronti i cili sjelli këto reshje, por nga dita e enjte sërish parashihet të ketë intensifikim të reshjeve të cilat do të vazhdojnë deri në vikend, duke sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve. Të enjten përpos rigave të shiut në vise të larta parashihen reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jen rreth zeros.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditë do të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera