Lajme

Moti i keq në Suedi! Gjendja më e rëndë në 25 vitet e fundit, një tren del nga shinat

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 08 Gusht 2023

Suedia është goditur nga moti i keq, me shirat e dendur që kanë shkaktuar dëme të shumta. Stuhia ka dëmtuar një pjesë të hekurudhës, ku si pasojë 2 nga 4 vagonët e një treni kanë dalë nga shinat.

Si pasojë janë lënduar tre persona, me bilancin që mund të bëhej edhe më tragjik pasi në tren udhëtonin 120 persona. Agjencia Kombëtare Suedeze e motit ka paralajmëruar se erërat e forta, përmbytjet dhe shirat e dendur do vijojnë.

Sipas autoriteteve, gjendja në vend pritet të jetë më e rënda në 25 vitet e fundit, ndërsa është bërë thirrje për të pasur kujdes. Shirat kanë rritur nivelin e ujit në rrugë dhe lumenj, ndërsa pasoja mbeten të rënda.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy