Sport

Moti i keq në Shqipëri shtyn aktivitetet në Kategorinë e Parë dhe të Dytë

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 11 January 2021

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur ditën e sotme për shtyrjen e rifillimit të aktivitetit për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë.

Ky vendim u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë krijuar problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.

Vendimi qarkullues i KE-së i është komunikuar Sektorit të Garave në FSHF, që menjëherë ka bërë njoftimin e klubeve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për shtyjen e javës së ardhshme të aktivitetit.

-Advertisement-

“Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe klubet do të njoftohen në një moment të dytë në lidhje me rifillimin e aktivitetit” – thuhej në njoftimin e Komitetit Ekzekutiv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera