Lajme

Moti i keq në SHBA, mbi 661 mijë persona mbesin pa energji

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 05 January 2022

Moti i keq dhe me reshje të dendura bore ka përfshirë së fundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat e huaja bëjnë me dijes e stuhi dhe era të fort kanë përfshirë pjesën më të madhe në juglindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku deri më tani rreth 661,000 njerëz kanë ngelur pa energji elektrike në Virxhinia, Maryland, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut dhe të Veriut.

Ndërkohë për shkak të motit të keq janë anuluar rreth 3 000 fluturime dhe më shumë se 5,000 u vonuan, duke përfshirë atë të Presidentit Joe Biden në mbërritjen e tij në Uashington.

-Advertisement-

Presidenti dhe ekuipazhi i tij qëndruan në avionin presidencial Air Force One për 30 minuta ndërsa borëpastruesit pastronin pistën./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera