Lajme

“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 23 December 2024

Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit.

Një veturë e bartjes së kufomave duke bërë ‘drifta’ nëpër qytet.

Megjithatë, sot Klan Kosova raporton se i dyshuari që e bëri këtë vepër ishte personi viral i cili vidhte vetura kur i gjente çelësat brenda.

-Advertisement-

“Nga stacioni policor në Pejë është bërë e ditur se personi tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Dyshohet se personi i cili e ka marrë atë kombi dhe ka dribluar me të është recidivist dhe merr vetura kur zen “çelësat në kerr”, nëse u kujtohet fraza e tij e famshme “moter a i len çelsat në kerr”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera