Lajme

Mot tipik pranveror nesër në Kosovë, këto janë temperaturat

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 22 March 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend për dy ditë.

IHMK ka bërë të ditur se nesër temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18 gradë, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, ato minimalet deri minus 2.

-Advertisement-

“Do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera