Lajme

Mot sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 09 August 2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë ka bërë të ditur se sot në Kosovë do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , e lehtë deri mesatare.

Instituti Hidrometeorologjik thekson se indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

-Advertisement-

Riga shiu nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit, përjashtim bëjnë viset e larta malore ku atje mund të ketë ndonjë rigë e izoluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera