Lajme

Mot sot: I vranët e vende – vende me fjolla bore, temperaturat deri një gradë Celsius

Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 09 January 2024

Masat e ajrit me origjinë polare do ta përfshijnë vendin gjatë gjithë javës së ardhshme, duke kushtëzuar mot të ftohët dhe reshje shiu dhe bore.

Sipas Institutit HIdrometeorologjik të Kosovës, të marten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus tre deri në minus një gradë Celsius.

-Advertisement-

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet minus një e një gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera