Lajme

Mot me diell, vranësira dhe riga shiu për dy ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 21 June 2022

Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit,kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, duke mos e përfshirë të gjithë territorin, parashihen të kenë më pak reshje.

“Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë gjatë gjithë javës, prandaj kujdes rrezeve direkte të diellit”.

-Advertisement-

“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera