Lajme

Mot me diell në pesë ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 23 October 2022

Java e fundit e tetorit do të jetë me mot të ngrohtë, stabil e të thatë.

Sipas Prishtina Weather, ditëve të para të javës moti do të jetë me temperatura edhe më të larta mbi vlera mesatare.

“Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6-10C, e ato maksimale ditëve të para kapin vlera edhe prej 24C e 26C, e gradualisht zbresin në 20C, por që mbeten më të larta nga mesataret.”
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Hen, 24.10 Mar, 25. 25.10 10 Mër, 26. 0 Enj, 27.10 24°7° Pre, 28. 0 24° 22°10° 20° Era: 2-5m/s Shtypja: 1023mb Lageshtia: 45% UVI: 3 20 Era: 2-4m/s Shtypja: 1020mb Lageshtia: 43% UVI: 3 Era: I-4m/s Shtypja: 1023mb Lageshtia: 54% UVI: 3 AQI PM2.5 Era: -2m/s Shtypja: 1027mb Lageshtia: 43% UVI: 3 AQI PM2.5 15/40 Era: 1-3m/s Shtypja: 1030mb Lageshtia: 5% UVI: 3 AQI PM2.5: 15/30 Parashikimi me: 23.10.2022 Prishtina Weather"

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Ditët e fundit të tetorit, me mot të ngrohtë, stabil e të thatë.

23.10.2022 – Dominimi i kushteve anticiklonike mbi Mesdhe, e që po shtrihen edhe përgjatë rajonit tonë, po favorizojnë mot stabil edhe përgjatë ditëve të fundit të tetorit.  Mbi vend parashihet të mbajë mot i thatë, me më shumë intervale me diell, e sidomos ditëve të para të javës me temperatura edhe më të larta mbi vlera mesatare.

Cilësia e ajrit në këto kushte të qeta atmosferike, do të mbetet me vlera më të rritura të ndotësve ajror, e sidomos në dy ditët e para të javës, prania edhe e pluhurit saharian mbi rajon, mban edhe më të larta koncentimet e grimcave të materies PM10.  Indeksi do kaloj edhe në vlera të dobëta apo të pashëndeshme në një pjesë të stacioneve.  Përmirësim mund të pritet ditën e mërkurë, ku indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme.

24.10 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

25.10 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

26.10 – Mbetete ngrohtë dhe thatë.  Më shumë vransira paradite, e intervale me diell pasdite.

27.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull në ultësira.

28.10 – Kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6-10C, e ato maksimale ditëve të para kapin vlera edhe prej 24C e 26C, e gradualisht zbresin në 20C, por që mbeten më të larta nga mesataret.

Do të dominojnë më shumë qetësitë.  Ditëve të para frynë edhe erëra të lehta nga jugperëndimi 2-5m/s, e të mërkurën nga veriu.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera