Lajme

Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje

Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 24 April 2024

Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu.

Në orët e hershme të mëngjesit pritet të formohen kushte për mjegull nëpër lugina dhe ultësira.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7 gradë Celisus, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18 gradë, njofton MeteoKosova.

-Advertisement-

Era do fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-60 km/h!.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera