Lajme

Mot me diell dhe me vranësira të pakta në fundjavë

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 17 March 2023

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në fundjavë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 1 gradë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 17 gradë Celsius.

“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 1 gradë , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 17 gradë Celsius. Do të fryejë erë e lehtë deri në mestare nga drejtimi i lindjes dhe juglindjes”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera