Mot kryesisht me vranësira, mundësi për borë
Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 18 January 2019
Gjatë ditës së premte dhe në fundjavë nga Atlantiku do të depërtojë një vorbull ciklonike mbi Itali, ku në ditët e fundjavës do të shtojë vranësirat dhe nuk përjashtohet edhe mundësia për reshje shiu dhe bore, ndërsa në vise malore vetëm reshje bore.
Nën kushtet meteorologjike që parashihen për ditët në vijim, me mundësi edhe për mjegull, vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të rriten në të pashëndetshme, e gjatë ditës kohë pas kohe mund të zbresin edhe rreth vlerave normale.
18.01 – Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Kryesisht me vranësira, e vonë në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
19.01-20.01 – Në fundjavë mot i ndryshueshëm. Të shtunën në mëngjes vende-vende reshje të dobëta bore, e në vise të ulëta mjegull. Ditën vranësira dhe diell. Ditën e diel në mëngjes mjegull në ultësira. Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
21.01 – Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Kryesisht vranët. Pasdite reshje të dobëta shiu, që në mbrëmje do të shndërrohen edhe në borë.
Temperaturat e ajrit gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare, ndërsa maksimalet edhe përmbi këto vlera. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në 0C, e maksimalet në ditët e ardhshme do të rriten deri në +6C, e në fundjavë do të zbresin lehtë në +3C.
Sipas Prishtina Weather, do të fryj erë e lehtë nga jugu-juglindja 1-3m/s. Shtypja atmosferike, do të mbetet stabile, por mbi vlera normale.
Të tjera
-
Dyshohet për dhúnë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës sus...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, kritikohet Kurti për përçarje të shqiptarëve
Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni...
-
“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB
Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rek...
-
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e dy personave
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët duke kërkuar bashkëpunim për gjetjen ...
-
Gjykata merr vendim për Akil Gjakoven, i ndalon afrimin ndaj bashkëshortës në distancë prej 50 metrash
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kë...
-
Lajçaku thotë se anëtarësimi në BE, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve siç ka Kosova dhe Serbia
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspek...
-
Ferizaj: Djali e rrāh babain, e sülmon me kubëz betoni dhe tenton ta godās me veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mos...
-
Mentor Beqiri në paraburgim, dështon seanca për detyrimin 2.8 milionësh ndaj ATK-së
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dështuar të mbahet një gjykim për një...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, Rusia: Turp!
Autoritetet ruse e kanë cilësuar “të turpshëm” vendimin e fundit të Asamblesë...
-
Sinjalizuesi: Letër shqetësimi kryeministrit Kurti për rastin e përndjekjes së një shërbyesi civil që e denoncoi korrupsionin
Sinjalizimi i një rasti që kishte të bënte me “Faljen e borxheve për Ambalazh...
-
Policia konfiskon mbi 2 mijë patentë-shoferë për tre muaj
Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet e saj për të parandaluar aksidentet...