Lajme

Mot i vranët në Kosovë, në vijim priten edhe reshje bore

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 12 December 2018

Ditëve të para të javës mbi rajon do të depërtojnë fusha të presionit të ulët, që do të sjellin kushte për reshje shiu dhe bore, ndërsa nga dita e martë, masa të ftohta ajrore nga Arktiku do të fillojnë shtrihen mbi vendin tonë, duke favorizuar mot më të ftohtë.

Fushat e presionit të ulët do të mbesin të bllokuara në lindje të rajonit, që do të sjellin mundësi për të reshura edhe ditën e enjte dhe të premte.

Ditën e mërkurë fusha të presion të lartë, përkohësisht do të sjellin mot me intervale më të gjata me diell.

-Advertisement-

Megjithëse pritet një mot më dinamik këto ditë, nuk do të ketë edhe qarkullim të mjaftueshëm ajror, mirëpo vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten ndërmjet atyre normale, e mbrëmjeve edhe në të pashëndetshme.

12.12 – Mot pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell.

13.12-14.12 – Të enjten mot i ftohtë, kryesisht i vranët, e kohë pas kohe mundësi për reshje të dobëta bore. Edhe ditën e premte mot kryesisht i vranët, gjatë ditës mundësi për reshje të dobëta bore, që më vonë do të përzien edhe me shi, e vende-vende edhe shi i akullt.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në 0C, e ato maksimale do të zbresin nga +6C deri në +2C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-veriperëndimi 2-8m/s. Shtypja atmosferike, do të jetë jostabile, me luhatje të vlerave nën dhe mbi normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera