Lajme

Mot i vranët dhe borë, parashikimi i motit për këtë fundjavë

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 27 January 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës e ka parashikuar motin gjatë fundjavës.

IHMK ka parashikuar që të shtunën të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

-Advertisement-

Ndërsa, sipas IHMK, të dielën parashihet mot kryesisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera