Lajme

Mot i paqëndrueshëm në fundjavë, temperaturat do të ulen për 3-8 gradë Celsius

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 23 June 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pas temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit mbi vendin tonë, situata meteorologjike pritet të ndryshojë.

Sipas njoftimit nga Instituti thuhet se temperaturat do të ulen për 3-8 gradë Celsius.
Ndërkaq, vikendi pritet të shoqërohet fillimisht me diell, pastaj në pjesën e dytë të ditës do të ketë vende-vende reshje dhe shkarkime rrufesh (por jo në sasi të mëdha).

Në njoftim po ashtu thuhet se reshjet do të përfshijnë disa zona të kufizuara, të shoqëruar edhe me erëra lokalisht mesatare.

-Advertisement-

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të shoqërohen ndërmjet 22-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindja e lartë dhe lokalisht mesatare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera