Mot i ndryshueshëm në javën që po hyjmë

Autori: Gazeta inFokus
13:31 | 14 May 2023
Mot i ndryshueshëm gjatë javës. Kohëpaskohe me shi, orëve të pasdites edhe si rrebeshe dhe bubullima.
14.05.2023 – Mot i paqëndrueshëm dhe i ndryshueshëm parashihet edhe përgjatë javës së tretë të muajit maj. Do të ketë më shumë vransira, por edhe periudha me diell, si dhe të reshura shiu kohëpaskohe, që orëve të pasdites mund të shfaqen edhe në formë rrebeshesh shiu me bubullima. Më pak gjasa për shi, për momentin, paraqiten ditën e premtë dhe në fundjavë. Temperaturat do të jenë lehtazi nën vlera mesatare, me maksimale ndërmjet 16C e 20C, e ato minimale ndërmjet 9C e 13C.
Indeksi i cilësisë së ajrit, do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.
Datat:
15.05 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.
16.05 – Kryesisht me vransira. Paradite riga lokale shiu, e vonë pasdite rrebeshe shiu dhe bubullima.
17.05 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite më vonë rrebeshe shiu dhe bubullima.
18.05 – Kryesisht me vransira, e pasdite priten zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave.
19.05 – Vransira të ndryshueshme me mundësi për riga lokale shiu.
Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe e fuqishme të martën nga juglindja 9-17m/s, e nga dita e enjtë mesatare nga verilindja 5-10m/s.
Shtypja atmosferike pëson rënie nën vlera normale deri ditën e martë, më pas në rritje.


Të tjera
-
Kush është Joan Pelushi, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse që pason Anastas Janullatosin
Joan Pelushi ka lindur në janar 1956 në Tiranë, në një familje bektashiane. ...
-
Hoti: KQZ ka dështuar të sigurojë proces zgjedhor kredibil e me integritet
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se KQZ ka dështuar të sigurojë një...
-
Vetaksident i rëndë në Drejë të Istogut
Në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident i rëndë. Nga pamjet që ka p...
-
TikTok-u ende funksional në Shqipëri, sa kohë kërkon bllokimi?
TikTok vazhdon të jetë në përdorim në Shqipëri, pavarësisht paralajmërimit pë...
-
Pamje të reja tregojnë se si digjẹt objekti i përdorur si diskotekë në Koçan, ndërsa njerëzit përpiqen ta shpëtojnë veten
Pamje të reja të zjarrit të tmerrshëm që përfshiu diskotekën e improvizuar “P...
-
Tragjedia në Koçan, Kosova e gatshme të ndihmojë Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se institucionet e Kosovës janë ...
-
Hoti: KQZ-ja ka dështuar të sigurojë një proces zgjedhor kredibil e me integritet
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se shpallja e rezultateve të zgjedhje...
-
Vdes në spital pas plagëve të marra në diskotekën në Koçan, futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov
Andrej Lazarov, futbollisti i Shkupit ka ndërruar jetë në spitalin e Shtipit ...
-
Qeveria maqedonase pritet të shpallë 7 ditë zie pas tragjedisë në Koçan
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të...
-
Një ekip special prej pesë prokurorësh e marrin në hetim rastin e tragjedisë në Koçan
Prokurori publik i Maqedonisë së Veriut ka formuar një ekip prokurorial që do...
-
Taravari: 20 pacientë nga Koçani janë në gjendje kritike, disa do dërgohen në Turqi, Bullgari dhe Serbi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se 20 pacientë nga zjarri n...
-
“Njëri me djegie në trup”, për tjetrin “s’dihet asgjë”, mediat në Maqedoni shkruajnë për këngëtarët që po performonin në klubin e natës
Pas zjarrit që shpërtheu në diskotekën “Puls” në Koçan të Maqedonisë së Veriu...