Lajme

Mot i favorshëm për bujqit në dy ditët e ardhshme — Priten reshje shiu dhe temperatura të larta

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 07 July 2020

Edhe në dy ditët e ardhshme masat e ajrit me presion të lartë të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, duke kushtëzuar mot kryesisht me diell dhe të qetë. Vranësirat kalimtare pritet të ketë vetëm përgjatë relievit malor, ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e rrezeve të diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, që nënkupton se nga ora 9-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet e diellit.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë në favorin e bujkut, meqë prezenca e gjatë e insolacionit pas reshjeve të fundit, do të ndikoj pozitivisht në të gjithë florën. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera