Fun & Video

Mot i çuditshëm në Kolorado/ Nga dielli në borë në 24 orë

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 09 September 2020

Banorët e Kolorados, hodhën në një qoshe kremin e nxirjes nga dielli dhe nxorën dorezat e leshta dhe çizmet ndërsa shteti në perëndim të SHBA, kaloi nga i nxehti përvëlues tek reshjet e borës, në harkun kohor të vetëm 24 orëve.

Në kryeqytetin e shtetit, Denver, temperatura ishte 33 gradë celcius të hënën pasdite. Por mëngjesin e të martës ra në 2 gradë celcius dhe sipas parashikuesve të motit, mërkuri në termometër mund të ulet akoma më shumë.
“Ndryshim drastik, kalimi në dimër filloi sot!” – tha shërbimi kombëtar i motit në një postim në twitter.

Për parashikuesit e motit ky mund të jetë një nga ndryshimet më drastike të temperaturave, i regjistruar ndonjëherë në Kolorado, në një hark kohor kaq të shkurtër. Gjithçka ishte shkaktuar sipas tyre nga një rrymë ajri të ftohtë të ardhur nga Kanadaja. Dhe e gjithë kjo ndodh vetëm tre ditë pasi temperatura në Denver shkoi në 37 gradë celcius. Për momentin, paralajmërime për mot dimri janë lëshuar për Koloradon e Jugut, me autoritetet që thonë se degët e pemëve, të mbushura ende me gjethe të gjelbra vere, mund të thyhen nga pesha e borës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera