Mostrat e Hënës të mbledhura nga Chang’e-5 janë rreth 2 miliardë vjeçare
Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 11 October 2021
Mostrat me origjinë vullkanike të mbledhura në Hënë nga sonda kineze “Chang’e-5” janë rreth 2 miliardë vjeçare, duke i bërë ata shkëmbinjtë vullkanikë më të hershëm të identifikuar deri tani në satelitin e Tokës, sipas një studimi ndërkombëtar, citon “Xinhua”.
Profesori Alexander Nemchin, i Qendrës së Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore të Universitetit australian “Curtin”, autori kryesor i hulumtimit, deklaroi se studiuesit përcaktuan moshën e mostrave të shkëmbinjve hënorë gjatë seancave në distancë me laboratorin e Pekinit, duke përdorur spektrometra të mëdhenj të masës që ndihmuan në revolucionarizimin e gjeologjisë.
Mostrat u morën në dhjetor 2020 nga roveri hënor “Chang’e-5”, i pari që u largua nga Hëna që nga viti 1976. Nemchin tha se pas analizimit të kimisë së mostrave, u zbulua se ato janë 1 miliard vjet më të hershme se ato të marra më parë.
Bashkautori, prof. Gretchen Benedix, nga Qendra e Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore në Universitetin “Curtin”, tha se rezultatet e reja do t’u siguronin studiuesve më shumë pika kalibrimi për historinë e kraterit, duke i lejuar ata të nxjerrin të dhëna më të sakta, me rezolucion më të lartë në shumë sipërfaqe planetare.
Hapi tjetër do të jetë identifikimi i mekanizmit që shpjegon se si ngrohja e fundit e Hënës mund të ketë mbështetur formimin e magmave vullkanike me temperatura mbi 1000 gradë celsius, duke ndihmuar studiuesit të përmirësojnë datimin e të gjithë sistemit diellor.
Të tjera
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...