Lajme

Mostransmetimi i debatit parlamentar në RTK 1, PDK thërret konferencë për media

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 16 October 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka konfirmuar se do të thërrasin konferencë për media pasi RTK-ja nuk e transmetoi në kanalin e parë fillimin e seancës së Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se kjo gjë nuk ka ka ndodhur asnjëherë më parë.

“Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që RTK-ja të transmetojë një seancë të Kuvendit në kanalet alternative. Kjo ndodhi pikërisht sot, kur prisnim të adresonim aferat korruptive të këtij pushteti, duke dëshmuar kapjen e këtij mediumi nacional nga ‘kapelat e Dejones’. Përballë këtij akti, ne, shefat e Grupeve Parlamentare të opozitës, do t’u drejtohemi qytetarëve në një konferencë për media në orën 14:30, përballë zyrave të RTK-së”, tha ai.

-Advertisement-

Nuk e transmetoi seancën në kanalin e parë, opozita në orën 14:30 shkon në RTK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera