Lajme

Mosrespektimi i masave anti Covid, 662 qytetarë marrin gjoba në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 12 October 2020

Policia e Kosovës për 24 orë ka shqiptuar 662 gjoba për shkak të mos respektimit të masave të vendosura për mbrojtje nga COVID-19.

Sipas vendimit të Qeverisë, personat që nuk respektojnë distancën dhe nuk mbajnë maskën gjobiten me 35 euro. Ndërsa, në rast qytetari i infektuar tenton ose qarkullon jashtë izolimit dënohet me 500 euro gjobë. Me këtë gjobë dënohet edhe ai qytetar i cili refuzon mjekimin dhe karantinimin kur hyn në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë vendim, Qeveria e Kosovës thirret në Ligjin për luftimin e sëmundjeve ngjitëse. Sipas këtij ligji, nga 1.000 deri në 8.000 euro mund të ndëshkohen personat fizikë dhe juridikë të cilët nuk e zbatojnë masën e përgjithshme ose të posaçme për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse.

-Advertisement-

Aktualisht në Kosovë, si pasojë e koronavirusit kanë vdekur 488 persona. Ndërsa, si raste të konfirmuara me këtë virus janë 12683. Kurse, të shëruar nga pandemia COVID-19 janë 8788 persona. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera