Lajme

Mospagimi i rrezikshmërisë, “Skandal”, zjarrfikësit e akuzojnë Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 16 November 2023

Mbledhja e 173-të e qeverisë, e mbajtur të enjten, nuk solli lajme të mira për sindikatën e zjarrfikësve.

Kjo pasi nuk u votuan shtesat për rrezikshmëri për këta të fundit, çka i bëri të dalin me një reagim, duke e quajtur skandaloz e të papranueshëm vendimin e marrë.

Sindikalistët për fikjen e zjarrit, tregojnë se kompensimet për rrezikshmëri i kishin pasur,  porse ato u ishin anuluar, e për këtë ata kishin vazhduar me kërkesa ndaj krerëve të shtetit.

-Advertisement-

Ata shprehen se “u janë bërë padrejtësi në ligj dhe se u mungon përkrahja institucionale”, ndërsa paralajmërojnë takim të hënën për të vendosur rreth masave sindikaliste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera