Mosndëshkimi i Serbisë për Banjskën, Maqedonci: Qasja e butë ishte kalkulim politik i ndërkombëtarëve
Autori: Gazeta inFokus
14:45 | 19 Nëntor 2023
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i pyetur në një intervistë për A2CNN se përse Kosova nuk arriti t’i bindë ndërkombëtarët që ta ndëshkojnë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë, është shprehur se kemi të bëjmë me një kalkulim politik të partnerëve.
Sipas Maqedoncit mungesa e ndëshkimit të ashpër për Serbinë nga BE-ja dhe SHBA-ja ka qenë një lëvizje taktike për të mundësuar vazhdimësinë e dialogut.
“Unë mendoj se të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë të bindur se përveçse ky grup terrorist ka pasur synim për ndarje dhe aneksim të një pjese të territorit të vendit tonë, gjithashtu ka pasur edhe lidhje me strukturat shtetërore. Këtë e kanë thënë faktikisht ata që kanë deklaruar më në detaje rreth çështjes së Banjskës. Besoj se është bërë një kalkulim politik nga bashkësia ndërkombëtare në këtë rast. Një pjesë e partnerëve tanë kanë konsideruar që të zhvillojnë një politikë më të butë në raport me Serbinë në këtë situatë, ndoshta nga këndvështrimi i tyre për të mundësuar vazhdimin e dialogut.”

T� tjera
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...






























