Rozë

“Mosmirënjohës”, Bledi Mane e krahason Kurtin me Nitën

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 01 June 2023

Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një raport të mirë me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2. Mirëpo pas mbarimit të kësaj eksperience, dy ish-banorët duket se i kanë prishur marrëdhëniet, pasi kanë parë nga jashtë rrjedhojën e gjërave brenda shtëpisë.

Bledi ka qenë ai që s’ka lënë moment pa e përfshirë Nitën e pa e komentuar, e kështu ka bërë edhe në postimin e fundit.

Ai e quan Nitën mosmirënjohëse sërish, e madje e krahason me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

-Advertisement-

“Albin Kurti mosmirënjohes si Nita”, nis postimin e tij Bledi.

“Imagjinoni sikur një moment Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Nato te terheqin prezencen e tyre ushtarake nga Kosova ashtu siç bene 2 vjet me pare ne Afganistan.. Kush do ta mbroje pavarësine e Republikes së Kosoves, ushtria e Albin Kurtit apo ushtria e Niko Peleshit???”, ka shkruar tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera