Mosmiratimi i pagës minimale, veteranët presin reflektim nga Qeveria

Autori: Gazeta inFokus
22:57 | 07 August 2022
Në Kuvendin e Kosovës ditën e 14 qershorit ishte votuar në parim projektligji i cili parashihte rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto.
Por, punëtorët e sektorit privat po kërkojnë edhe më shumë rritje të pagës minimale.
Ky projektligj parashihte ndihmën e punëtorëve, por nuk parashihej lidhja e pagës minimale me pensionin e veteranëve, e veteranët thonë se arsye e shtyrjes së këtij projektligji mund të jenë protestat që u zhvilluan nga ata. Por, punëtorët e sektorit privat po kërkojnë edhe më shumë rritje të pagës minimale.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pushim veror pa e shqyrtuar në lexim të dytë një projektligj shumë me rëndësi.
Projektligji për pagën minimale që mori miratimin në qershor e me të cilin u rrit paga në 264 euro, ka mbetur duke u diskutuar nga komisionet parlamentare.
Por, sipas Shoqatës së Invalidëve të Luftës, këto vonesa mund të jenë shkaku i protestave të veteranëve, të cilët kërkojnë që krahas pagës minimale të rritet edhe pensioni i tyre.
“Ne e shohim mosmiratimin shkaku i presionit të fundit që ishte nga veteranët e luftës për arsye se u anashkalua nga ligji i pagës minimale, mendojmë se kjo është arsyeja, pse është shtyrë në takim të dytë ky projektligj”, ka thënë Xhevdet Qeriqi, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së.
Qeriqi ka shprehur se do të këtë mirëkuptimin për kërkesave të veteranëve dhe pret që veteranët të përfshihen në këtë projektligj.
“Në fakt deri më sot nuk ka asnjë lëvizje për asnjë kategori, sepse ne jemi 3 kategori, shoqata e familjeve të dëshmorëve invalidëve dhe veteranëve, të tirja kategoritë po përballen me problem të ndryshme, në fakt nuk po zgjidhet asnjë problem më I vogli I tyre, kështu që po dëshirojnë me besua që në të ardhmen kryeministri ka me reflektua dhe ka me ndërmarrë hapa më të drejta”, ka shtuar Xhevdet Qeriqi, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK.
E për propozimin e pagës minimale që e ka bërë Qeveria, Azemi ka thënë se është në dëm të punëtorëve.
“Është një pagë për të cilën ne kemi thënë që të flitet për pagën minimale që e ka propozuar Qeveria e Kosovës, është si të flitet për borën e parvjetshme, në fakt me këtë pagë janë të diskriminuar mbi 2 mijë punëtorë të cilët kryejnë shërbime për institucione shtetërore”, ka theksuar Jusuf Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.
Për Azemin paga minimale e propozuara nga Qeveria nuk ndihmon në kohën kur ka rritje të mëdha të çmimeve, duke shtuar se e njëjta nuk duhet të jetë nën 500 euro.

Të tjera
-
Rama e takon garuesen e parë shqiptare në Formula, ia dhuron hyjneshën e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka pritur sot në një takim Maltina Jasha...
-
“Po dal pak me një shoqe”, gjendet e vde*kur një 14-vjeçare, në Itali
Martina Carbonaro, një vajzë 14-vjeçare nga Afragola në Itali, u gjet e vdeku...
-
Dy vëllezërit Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm për vras*jen e biznesmenit Bedri Rexhepi
Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për rastin e vrasjes së biznesmenit ng...
-
Ukraina lëshon gati 300 dronë drejt Rusisë gjatë natës
Ukraina kishte lëshuar më shumë se 100 dronë drejt Rusisë gjatë natës, por mi...
-
Baraliu: Situata në Kuvend e papranueshme dhe për keqardhje
“Lojë imagjinare, e padefinuar, të synuar për të blerë kohë për shkak të pamu...
-
Tri akuza për çiftin Meta: Pastrim parash, korrupsion dhe fshehje të ardhurash
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të pandehur. SPAK ka deklar...
-
Fajon: Nuk duhet ta lëmë mënjanë Ballkanin Perëndimor, zgjerimi është domosdoshmëri
Ministrja e Jashtme sllovene Tanja Fajon tha të martën se zgjerimi i Bashkimi...
-
Hetimet për fabrikën shtazore dhe intervistimi për rreth 4 orë i Faton Pecit – çfarë dihet deri më tani
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, të martën është intervistuar për...
-
Nga sot, vetëm një kontroll edhe në pikën kufitare Glloboqicë – Jazhincë
Sot, më 28 maj, do të përurohet sistemi One Stop Shop në Jazhnicë të Maqedoni...
-
“FSK me aleatët e saj do t’i mbrojë kufijtë”, Maqedonci: 70 për qind e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe pranë kufirit të Kosovës
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i është përgjigjur kërcën...
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Të mërkurën pritet të mbajë mot i vranët me intervale me diell. Sipas Inst...
-
PDK thërret konferencë për media – s’dihet arsyeja
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar një konferencë për media ...