Mosmarrëveshje të thella në takimin e G20

Autori: Gazeta inFokus
15:27 | 08 July 2022
Ministrat e ekonomive më të mëdha në botë (G20) kanë shpërfaqur mosmarrëveshje të thella të në një takim në Bali, të premten, lidhur me pushtimin rus në Ukrainë dhe për luftën me pasojat globale që janë rezultat i atij konflikti.
Në takim, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ishin në të njëjtën hapësirë, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus i Ukrainës.
Nikoqiri i takimit, Indonezia, bëri një thirrje emocionale për unitet dhe për përfundimin e luftës.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Indonezisë, Retno Marsudi, u bëri thirrje të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishte edhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, që të tejkalojnë mosbesimin për hir të planetit që po përballet me sfida të shumta, që nga pandemia e koronavirusit, ndryshimet klimatike e deri te lufta në Ukrainë.
Ajo deklaroi se vendet e varfra dhe ato në zhvillim po përballen me mungesë karburanti dhe gruri për shkak të luftës në Ukrainë dhe shtoi se G20 ka përgjegjësinë për ta trajtuar këtë çështje më seriozisht.
Pavarësisht kësaj, dukej e pamundur arritja e një konsensusi në takim, në një kohë të ndarjeve të thella midis Lindjes dhe Perëndimit, me Kinën dhe Rusinë në njërën anë dhe SHBA-në dhe Evropën në anën tjetër.
Lavrov dhe Blinken nuk kanë treguar kurrfarë interesi për njëri-tjetrin dhe nuk kanë plane të takohen, thotë Associated Press.
Lavrov, i cili u largua nga salla menjëherë pas fjalimit, si dhe u largua shpejt edhe nga takimi, tha se nuk ishin rusët “ata që i ndërprenë të gjitha kontaktet, por SHBA-ja”.
“Kjo është e tëra që mund të them. Ne nuk vrapojmë pas askujt që propozon takime. Në qoftë se nuk dëshirojnë të bisedojnë, është zgjedhja e tyre”, tha shefi i diplomacisë ruse.
Menjëherë pas kësaj, Blinken akuzoi drejtpërdrejt Moskën për bllokimin e miliona tonë drithë në portet ukrainase, duke shkaktuar kështu mungesa të ushqimit në pjesë të mëdha të botës, ka thënë një diplomat perëndimor që ishte i pranishëm në takim.
“Një mesazh për kolegët rusë: Ukraina nuk është vendi juaj. Gruri i saj nuk janë gruri juaj. Pse po bllokoni portet? Do të duhej të të lejonit që gruri të dalë jashtë”, ka thënë Blinken.
Zyrtarët amerikanë thonë se çështja qendrore e takimit në Bali duhet të jetë çrregullimi i furnizimeve me ushqim dhe energji në botë, që është shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Para se të largohej nga takimi, Lavrov doli dy herë nga salla, kur po fliste ministrja e Jashtme gjermane Annalena Bearbock dhe pak para fjalimit të ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, tha diplomati perëndimor.
Derisa Lavrov po shtrëngonte duart me Marsudit, në fillim të takimit, u dëgjuan thirrjet “Kur do ta ndaloni luftën” dhe “Pse nuk e ndaloni luftën”.
Një nga qëllimet e takimit të sotëm ishte vendosja e bazave për samitin e G20, nikoqir i të cilit, në muajin nëntor, do të jetë Indonezia.
Rusia edhe më tej është anëtare e G20, pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Perëndimi për shkak të luftës në Ukrainë, por SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë njoftuar se do të bojkotojnë samitin në nëntor nëse ftohet presidenti rus Vladimir Putin.
Ukraina nuk është anëtare, por presidenti i saj Volodymyr Zelensky u ftua të marrë pjesë në samitin e nëntorit. Zelensky tha se ai nuk do të shkojë nëse lufta nuk përfundon deri atëherë.
Takimi ministror i G20 filloi vetëm pak orë pasi kryeministri britanik Boris Johnson dha dorëheqjen, gjë që çoi në largimin e ministres së Jashtme britanike Liz Truss nga takimi, ndërkaq derisa po mbahej takimi, ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u plagos rëndë dhe më vonë vdiq nga plagët.
Anëtarët e G20 janë SHBA-ja, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Turqia, Kanadaja, Meksika, Brazili, Argjentina, India, Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Indonezia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut dhe Bashkimi Evropian. Ata kanë pjesëmarrjen prej 80 për qind në prodhimin ekonomik në botë dhe rreth dy të tretat e popullsisë së botës./REL

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të martën
Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e...
-
Putin refuzoi armëpushimin e plotë/ Trump: Jam i zemëruar dhe i pakënaqur me të, ata po bombardojnë si të çmendur…
Presidenti Donald Trump, gjatë diskutimit me kryeministrin izraelit Benjamin ...
-
Lekaj i prerë: Në asnjë mënyrë nuk ia bëjmë Kurtit qeverinë, edhe po të na jap kryeministrin
Pal Lekaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se në as...
-
Publikohet dokumenti i vitit 1999: Serbët kishin lëshuar urdhër-arrest për Hashim Thaçin
Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Shk...
-
Fahrije Hoti çon në Athinë rrëfimin historik frymëzues të grave të Krushës
Një bashkëbisedim i jashtëzakonshëm me zonjën Fahrije Hoti, iu është ofruar a...
-
Sekuestrohet substancë narkotike dhe ndalohet një person i dyshuar në Podujevë
Stacioni Policor në Podujevë, pas pranimit të informatës dhe realizimit të ve...
-
Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës
Me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun ve...
-
“A u takove me Radoiçiqin?”, Duda Balje thotë Jo, por e sfidon Kurtin: Hajde në Reçan
Duda Balje, deputetja e SDU ka bërë thirrje publike ndaj kreut të VV-së, Albi...
-
Kurti kritika BE-së: Po i mbështet politikat e Serbisë, të Kosovës veç po pëlqehen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një panel të sotëm diskutimi në Bruks...
-
Trump në takim me Netanyahun: Lufta në Gazë duhet të marrë fund
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me ...
-
Shprehja “hajvan”, Dërguti: Kurti duhet të kërkojë falje
Mbrëmjen e 9 shkurtit kur po e shpallte fitoren e partisë së tij i quajti...
-
Detaji që sipas Burim Ramadanit tregon që VV po bën hajgare me ftesën që ia bëri LDK-së
Sipas analistit Burim Ramadani, kur në një letër nuk ceket vendi i takimit, n...