Lajme

“Mosmarrëveshje për pronë”, detaje për rastin e rëndë në Viti ku mbetën të plạgosur dy persona, iu gjetën një “mal” me ạrmë

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 09 August 2024

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një mosmarrëveshje për një kontest pronësor në Viti.

Ata kanë marrë trajtim mjekësor derisa sipas policisë të dyshuarve u janë gjetur dhe konfiskuar armë të tipit AK 47 4 fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, një pistoletë e llojit Sig 14, 3 fishekë të kalibrit 9mm, një pushkë gjuetie, një pistoletë Sig auer, 28 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Me vendim të prokurorit të dy janë cilësuar si të dyshuar dhe janë dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth kontestit pronësor, dy meshkuj kosovarë janë plagosur nga arma e zjarrit. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47, 4 fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, një pistoletë e llojit Sig 14, 3 fishekë të kalibrit 9mm, një pushkë gjuetie, një pistoletë Sig auer, 28 fishekë të kalibrit 9×19 mm. Me vendim të prokurorit që të tre personat e përfshirë janë cilësuar si të dyshuar dhe dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Gazeta Infokus ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera