Lajme

Mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 23 April 2024

Të hënën në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur një burrë për çështje të pronës.

Siç njofton raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje rreth pronës është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje rreth pronës është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera