Lajme

Mosliberalizimi i vizave shovinizëm i BE ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 31 May 2017

Në Kolegjin Universum me studentët Bachelor dhe Master, analisiti i shquar amerikan David L Philips, ish këshilltar i Sekretares së Shtetit Amerikan, Hillary Clinton, drejtor në Comlumbia University dhe kolumnist në Huffington Post e New York Times,  mbajti ligjëratë dhe diskutim të hapur për shumë çështje politike duke përfshirë: Raportet e Kosovës me Serbinë, Marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, Ndikimi Rus në Ballkan, Radikalizmi fetar në Kosovë, Çështja e minoriteteve në Kosovë.

Duke folur për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, ai tha se Brukseli duhet t’i vë publikisht si kusht Serbisë njohjen e Kosovës para antarësimit në familjen e madhe Evropiane. Ai poashtu tha se Kosova duhet te orientohet ka Bashkimi Evropian, dhe se BE duhet të shtrijë ndikimin e saj më të madh në Kosovë me një politikë më proaktive.

Sa i përket raporteve Kosovë-BE Ai tha se Kosova duhet te lëvizë nga faza aktuale që është Procesi i Stabilizim – Asocimit në fazën tjetër që është statusi i vendit kandidat për antarësim në BE.

-Advertisement-

Ndër të tjera ai poashtu theksoi se mosliberalizimi i vizave është vendim i çuditshëm. Kur Ukraina e ka fituar liberalizimin e vizave pse ju mos ta keni, tha ai.

Fjalimin e përmbylli me një fjali ku tha se Kosova është vend i dashur për të, ku njerëzit janë mikepritës, të dashur, te besueshëm, por edhe kokëfort. Poashtu duhet të theksohet se gjatë gjithë ligjerates ai i është referuar Kosovës me Kosova jo Kosovo, duke shprehur admirimin per Kosovën dhe popullin e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera