Lajme

Moskë, përurohet shtatorja e Kallashnikovit

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 19 September 2017

Gjatë ceremonisë së zbulimit të statujës, ministri rus i Kulturës Vladimir Medinsky e ka quajtur pushkën Kallashnikov si markë “e vërtetë kulturore” e Rusisë.

Një statujë prej 8 metrash e Mikhail Kallashnikov, shpikësit të pushkës mësymëse AK-47, u përurua të martën në Moskë, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve të Rusisë TASS, transmeton AA.

Gjatë ceremonisë së zbulimit të statujës, Ministri rus i Kulturës Vladimir Medinsky e ka quajtur pushkën Kallashnikov si markë “e vërtetë kulturore” e Rusisë.

-Advertisement-

“Mikhail Kalashnikov është mishërimi i karakteristikave më të mira të popullit rus. Talenti i tij i jashtëzakonshëm natyral, thjeshtësia, ndershmëria dhe talenti organizativ i mundësoi atij të krijonte një linjë të tërë armësh për të mbrojtur atdheun”, ka thënë ministri rus i Kulturës, Vladimir Medinsky.

Kallashnikov, i cili ndërroi jetë në vitin 2013 në moshën 94 vjeçare, u nderua me Medaljen “Ylli i Artë i Heroit të Rusisë” në vitin 2013.

Rreth 150 lloje të armëve të vogla u krijuan nën udhëheqjen e tij.

Megjithatë, ishte AK47, e shpikur në vitin 1946, arma e cila u bë zbulimi i tij më i famshëm. Besueshmëria e saj së bashku me kostot e ulëta ta prodhimit dhe shitjes e kanë bërë të gjendet kudo në zonat konfliktuoze në mbarë botën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera