Moskë, bilanci i stuhisë shkon në 14 viktima
Autori: Gazeta inFokus
09:16 | 31 Maj 2017
Plot 14 persona kanë humbur jetën, pasi stuhia më vdekjeprurëse në vite të tëra goditi Moskën dhe zonat përreth saj.
Zyrtarët konfirmuan se 11 vetë kishin humbur jetën në Moskë dhe 3 të tjerë përreth saj. Një nga viktimat, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është minoren.
Agjencia e lajmeve “Tass” raporton se 168 vetë janë trajtuar në spitale, ndërsa 146 të tjerë janë të shtruar me lëndime të ndryshme.
Sipas agjencisë, 22 prej atyre që mbetën në spital janë fëmijë, ndërkohë lëndimet variojnë nga djegie e deri te çarjet apo lëndimet në shtyllën kurrizore.
Stuhia ndërkohë ka shkulur nga rrënjët rreth 3.500 pemë. Kryebashkiaku i Moskës tha se, familjet e viktimave do të marrin një milion rubla secila, shumë kjo e barabartë me 17.760 dollarë amerikanë.
Agjencia e lajmeve “Tass” tha se stuhia kishte prekur transportin në 20 rrugë në kryeqytetin rus dhe bëri që më shumë se 50 fluturime të vonoheshin në aeroportet lokale. Përveç pemëve të shkulura nga rrënjët, era e fortë ka dëmtuar edhe disa banesa.
Edhe në rajonin përreth Moskës ka pasur dëme të ngjashme, me mijëra pemë të shkulura, qindra makina të dëmtuara dhe dhjetëra shtëpi e ndërtesa të tjera të dëmtuara. Hera e fundit që Moska ka parë një uragan fatal ka qenë viti 1998, kur rreth 11 persona humbën jetën.

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...

































