Moska, luftë në tre fronte në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus
13:09 | 19 Prill 2022
Sipari i ditës së 55-të të luftës dramatike në Ukrainë ngrihet me fillimin e ofensivës totale të trupave ruse ne Donbas.
Guvernatori i rajonit të Luhanskut flet që tani për “një ferr të vërtetë”. Ushtria ukrainase thotë se qëllimi kryesor i trupave ruse është të shkatërrojnë mbrojtjen e saj në këtë rajon dhe në Donjeck dhe u përgjigj duke sulmuar një fshat kufitar rus. Një pjesë e madhe e trupave te Moskës janë përqëndruar tani në këtë ofensivë, tha presidenti Volodimir Zelensky.
“Mund ta konfirmojmë tani se forcat ruse kanë nisur betejën për Donbasin, e cila është përgatitur prej një kohe të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse është angazhuar për këtë sulm. Por pavarësisht sesa ushtarë rusë të vijnë këtu, ne do të luftojmë, do të mbrojmë veten. Do ta bëjmë këtë çdo ditë. Ne nuk do të japim asgjë që i përket Ukrainës, dhe nuk kemi nevojë për atë që nuk është e jona“, thotë Zelensky.
Zelensky ka falënderuar mbrojtësit ukrainas, të gjitha qytetet e Donbasit, përfshirë Mariupolin, por edhe qytetet në rajonin e Harkivit, të cilat “mbrojnë fatin e gjithë shtetit”. Moska duket se po kërkon të godasë në disa pika të vendit njëherësh: raketa në Lviv, shpërthime në Mykolaiv dhe Kharkiv, të shtëna në Kremina, bomba e raketa ranë breshëri gjatë natë, duke e bërë gjithmonë e më të largët idenë e gjetjes së një kompromisi drejt paqes.
Pas goditjes së Lvivit, nuk ka më asnjë vend të sigurt në Ukrainë tha për CNN këshilltari diplomatik i Zelenskyt, Ihor Zhovka. Lvivi konsiderohet parajsa e fundit e sigurtë në vend për shkak të afërsisë me kufirin polak. Një armëpushim nuk duket tani në horizont, megjithatë nuk duhet shpresa sepse aim und të mbërrijë brenda disa javësh, në varësi të mënyrës sesi shkon lufta dhe negociatat, thotë Martin Griffiths, nën/sekretar për çështjet humanitare në OKB. Këto javët e fundit, Kremlini e shpalli kontrollin e Donbasit objektivin e tij kryesor pas dështimit të përpjekjeve për marrjen e Kievit. Pas tërheqjes nga kryeqyteti, Rusia nisi rigrupimin dhe përforcimin e trupave të saj në terren duke i përqëndruar përpjekjet e veta në një ofensivë madhore ne lindje.
Raportet në mediet ndërkombëtare tregojnë se në Kremina po luftohet nëpër rrugë, ndërsa është mësyrë dhe zona e Zaporizhias. Shpërthime të forta janë dëgjuar në linjën e frontit në Donjeck, me bombardime të fuqishme në në Marinka, Sllavjanska dhe Kramatorsk.

T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...


































