Lajme

“Mos vallëzoni në rrugë”, Policia paralajmëron gjoba për dasmorët që rrezikojnë komunikacionin

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 09 August 2024

Janë të shumta rastet kur në rrugët e Kosovës krijohen kolona të gjata nga dasmat. 

Të shpeshta janë edhe rastet kur shohim dasmorë që dalin në dritaret e makinave apo ndalen dhe vallëzojnë në autostradë.

Pranda, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që gjatë dasmave të mos rrezikojnë pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

-Advertisement-

“Mos lejoni që dasma juaj të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë në trafik!”, ka apeluar Policia, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Policia i ka lutur qytetarët që të mos hapin dyert e automjeteve gjatë kolonave që krijohen kur marrin pjesë në dasma.

Po ashtu policia i ka lutur qytetarët që të mos dalin në dritaret e veturave dhe të kërcejnë.

Një kërkesë tjetër e Policisë është që mos të ndalen në rrugë për të vallëzuar dhe mos të dalin për të incizuar nga dritaret e automjeteve.

Të gjithë ata që i kryejnë këto veprime do të dënohen.

“150 euro dhe një pikë negative, ndërsa personat e tjerë 100 euro.”, ka bërë thirrje Policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera