Rozë

“Mos ua prishni lumturinë, se nënat s’ju lejojnë” – Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme shqiptare që mbeti rrugëve të New Yorkut

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 13 December 2024

Një video që është bërë virale në rrjet dhe shanset që të jetë Parashqevi Simaku janë 95%. Ajo ka vite që është zhdukur nga jeta publike dhe nuk ka dhënë intervista. Ka patur gjithmonë zëra dhe një legjendë urbane se Parashqevia jeton e vetmuar me asistencë sociale. Dihet shumë pak për këtë, askush nuk ka folur, as nga miqtë apo të afërmit. Kjo video është regjistruar në një qendër vullnetare, që japin çanta me ndihma. Shumë pretendojnë se personi në video është ajo. Dokumentari i transmetuar në Amerikë është i fokusuar tek vullnetarët që ndihmojnë kryesisht nënat me fëmijë, shkruan Tirana Post.

Parashqevi Simaku mund të kishte gjithë botën. Edhe vetëm të këndonte për shqiptarët, çfarë do ishte, por jeta është e çuditshme, ka edhe funde të trishta. Nuk është i pari rast që një njeri me shumë famë, me shumë sukses dhe me shumë dashuri nga publiku i vet dhe me shumë dhurata nga Zoti, si nga bukuria dhe talenti të kenë në fund një fat të trishtë dhe pleqëri të trishtë. Është e trishtueshme.

Një ndër këngët më të famshme të saj mbetet ajo “E duam lumturinë”, në të cilën u këndohet fëmijëve.

-Advertisement-

 

 

Publikohen pamje të këngëtares ikonike shqiptare duke jetuar si e pastrehë në New York

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera