Shëndetësi

Mos u lani në ujë të ftohtë, mund të ju mbysë

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 10 July 2018

Duhet të keni shumë kujdes nga zhytja në ujë të ftohtë të detit në ditët me temperatura shumë të larta.

Nuk ka asgjë më tërheqëse sesa zhytja në një liqen të ftohtë, në lumë apo freskim në thellësi të detit kur temperaturat arrijnë në 30 gradë celsius.

Mund të duket si mënyra e duhur për tu larguar nga nxehtësia, por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të jetë vdekjeprurëse.

-Advertisement-

Tronditja nga uji i ftohtë është një gjë e zakonshme, por rrallë herë sjell vdekjen pasi mbytja është shkaku kryesor.

“Shumica vdesin në minutën e parë të zhytjes. Nëse jeni me fat dhe i mbijetoni hipotermisë, ia keni dalë mbanë”, tha profesori Mike Tipton për Mirror, transmeton Alsat M.

Zhytja e menjëhershme në ujë të akullt mund të shkaktojë sulm vdekjeprurës në zemër. RNLI paralajmëron se temperatura mesatare në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar është 10 – 15 gradë celsius, e mjaftueshme për të sjellë goditjen e rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera