Lajme

“Mos shty”, përplasje mes protestuesve dhe policisë në Bradashesh

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 29 October 2024

Në Bradashesh protestuesit janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë. Protestuesit shihen teksa shtyjnë efektivët e policisë, ndërsa këta të fundit përpiqen që t’i qetësojnë.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit janë degët e qarkut Korçë dhe Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti. Më herët përplasje pati edhe mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe efektivëvë të policisë në Tiranë, në ish-sheshin Shqiponja.

Flamur Noka, i cili gjithashtu ndodhet në Tiranë, paralajmëroi forcat e rendit që të mos ndërhyjnë. Ai kërcënoi se nëse policia do të provokojë atëherë protestuesit do të nisen të gjithë drejt banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera