Fun & Video

Mos shikoni porno në celular, ja përse

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 10 January 2022

Përderisa mund të mendoni se ajo çfarë bëni në celular mbetet sekret, një studim i ri mund t’ju bëjë që ta mendoni dy herë se cilat uebfaqe t’i vizitoni.

Hulumtuesit kanë zbuluar se të shikosh porno në celular ju vendos në rrezik më të lartë nga zbulimi i të dhënave tuaja, sesa të shikosh në PC.Ekipi shpreson se gjetjet e tyre do t’i bëjnë njerëzit që të jenë më të vëmendshëm rreth shikimit të përmbajtjeve të tilla në celularët e tyre.

Hulumtuesit nga Wandera, një konsulencë për celularë në Londër, shikoi uebfaqet të cilat kanë më së shumti gjasa që të përmbajnë viruse dhe gjeti se aplikacionet për të rritur ishin gjithashtu në mesin e atyre që kishin viruse.

-Advertisement-

Duke shkruar në blog rreth këtij studimi, Liana La Porta, redaktore në Wandera, shkroi: “Sistemet operative për celularë, sidomos Android, nuk janë të sigurta si ato desktop, aty ka mangësi të cilat lehtë mund të shfrytëzohen nga hakerët”.

Uebfaqet pornografike u gjet se ishin rreziku më i madh për përdoruesit e celularëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera