Shëndetësi

Mos pini kafe gjatë ditëve të ftohta, mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 15 January 2019

Kur temperatura janë të ulëta si në ditët e fundit, një filxhan kafe me avull mund të duket si e vetmja zgjidhje për t’ju ndihmuar të zgjoheni dhe të ngroheni në mëngjes.

Por sipas Wall Street ajo nuk është dhe kaq e mirë për shëndetin tonë. Pse? Epo, shumicën e kohës, trupi jonë është më i nxehtë se ambienti që na rrethon.

Kur është ftohtë trupi jonë mundohet të prodhojë dhe më shumë nxehtësi. Pirja e kafes në këto ditë mund të shkaktojë urinim të shpeshte dhe diare.

-Advertisement-

Dhe kjo është “një mënyrë tjetër për të humbur ngrohjen e trupit, sepse lëngu është shumë më i ngrohtë se mjedisi i jashtëm”, thotë Alan Hedge, drejtor i Laboratorit të Faktorëve Njerëzor dhe Ergonomik në Universitetin Cornell.

Një tjetër pije që nuk duhet ta pimë në ditë të ftohtë është alkooli sepse dhe ai ka efekte diuretik dhe trupi jonë të humbasë shumë lëngje që i duhen.

Por, çfarë mund të pini për t’u ngrohur? Mongolët pinin qumështin e freskët ose të ngrohtë, i cili u dha atyre aftësinë për të pasur një dietë të qëndrueshme, të ngrohtë dhe me kalori të mëdha.

mund të zgjidhni pije që përmbajnë qumësht gjithashtu dhe çokollatën ë ngrohtë nqs nuk jeni një fans i qumështit. Një filxhan i mirë i çajit të kamomilës gjithashtu do t’ju bëjë të ndiheni mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera