Shëndetësi

Mos pini duhan në prani të fëmijëve, po i rrezikoni ata nga këto sëmundje

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 08 November 2019

Duhan pirja e rrit rrezikun e prekjes nga shumë sëmundje të lidhura me mushkëritë. Sipas raporteve, pirja e duhanit është përgjegjëse për më shumë se dy të tretat e vdekjeve në botë. Kanceri i mushkërive është një nga llojet e kancerit më të përhapura dhe më të rrezikshme.

Gjithashtu duhani është shkaktar i sëmundjeve kronike të frymëmarrjes duke përfshirë: astmën, pneumoninë si dhe sëmundjet e tjera pulmonare. Ndërprerja e hershme e duhanit mund të ndikoj në shmangien dhe zbutjen e simptomave të këtyre sëmundjeve.

Krahas problemeve shëndetësore, që duhani i sjellë për personat që e konsumojnë atë, edhe njerëzit që qëndrojnë në ambiente ku pihet duhani, sidomos fëmijët mund të jenë të rrezikuar nga shumë çrregullime shëndetësore. Përbërësit kimikë të duhanit mund të shkaktojnë astmën, pneumoninë dhe bronkitin tek fëmijët. Prandaj është shumë e rëndësishme që të keni kujdes, dhe të mos pini duhan në ambiente ku ka fëmijë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera