Rozë

“Mos paç lumturinë e familjes tënde të degjeneruar”/ Vesa Luma u kthehet ashpër ndjekësve: Çfarë po të pengon shtrati i tjetrit?

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 18 March 2022

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, bëri dje një postim në “Instastory” ku ka trajtuar temën e një dashurie të ndaluar pavarësisht gjinisë.

Vesa ka treguar se është plotësisht në mbështetje të komunitetit LGBTQ dhe se nuk kemi arsye pse të paragjykojmë jetën që secili nga ne ka të drejtë veta të zgjedhë se si e jeton.

“Mos paç lumturinë e familjes tënde të

-Advertisement-

Duket se kjo deklaratë e saj ka marrë shumë reagime nga ndjekësit, ku nuk kanë munguar as komentet negative. Këngëtarja ka vendosur që mesazhet kërcënuese t’i postojë në “Instastory”, ku lexohet: “Zoti të dënoftë ty dhe kurrë mos paç lumturinë e familjes tënde të degjeneruar”.

“Zakonisht nuk merrem me komentet në rrjete sociale, se normalisht pas gjithë këtyre viteve, nuk më bëjnë përshtypje por imagjinoni një komunitet (që nuk është i vogël) i përjetojnë këto në lëkurë të vet dhe pa i bërë askujt asgjë thjesht përse duan me qenë të lirë me dashtë këto që t’ia do zemra.

Më fal, por nëse ti je i lumtur me familjen tënde, me burrin apo gruan tënde, siç jam unë me burrin time atëherë çfarë po të pengon shtrati i tjetrit? Edhe po… prapë jam krenare që përkrahi dashurinë para urrejtjes”, shkruan këngëtarja e njohur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera