“Mos më prek”, përplasje e fortë verbale mes Eglit dhe Gertës në BBVA – banorët tjerë ndërhyjnë për t’i ndarë
Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 21 January 2025
Një përballje e tensionuar ndodhi sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes banoreve Gerta dhe Egli, duke sjellë një nga debatet më të ashpra deri më tani.
Shkëndijat filluan pas një deklarate të Gertës, e cila akuzoi Eglin për mosmirënjohje ndaj banorëve dhe për përdorimin e situatave personale në lojë.
Sipas Gertës, banorët janë treguar të kujdesshëm dhe tërhequr pas një episodi të mëparshëm të atakut të panikut që Egli kishte përjetuar. Por kjo nuk u mirëprit nga Egli, e cila e kundërshtoi fort, duke e konsideruar veten më të fortë dhe duke deklaruar se e ka kaluar këtë situatë.
Në një moment të nxehtë, Egli iu drejtua Gertës me ton të lartë: “Mos u tërhiq, se e kam kaluar atakun e panikut. Jam gati të shtyp këdo, jam më e fortë se kurrë!”
Nga ana tjetër, Gerta mbrojti qëndrimin e saj, duke thënë: “Për atakun e panikut që ke pasur, të gjithë jemi tërhequr dhe jemi treguar të sjellshëm. Çfarë bëre ti? Na hodhe poshtë, je mosmirënjohëse”.
Tensionet u rritën kur Egli e akuzoi Gertën për ndërhyrje të panevojshme dhe për thënie të papërgjegjshme, ndërsa Gerta e quajti Eglin hipokrite dhe të pandershme në lojë.
“Ti je njeriu më i ulët që kam patur përballë,” tha Egli, duke shtuar se Gerta duhet të mbajë përgjegjësi për fjalët e saj.
Ndërkohë, Gerta u përpoq të theksonte se qëllimi i saj ishte vetëm të tregonte mbështetjen që banorët i kishin ofruar Eglit, duke shtuar se kjo mbështetje ishte keqinterpretuar dhe përdorur kundër tyre.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...