Lajme

“Mos luani me Tajvanin, se u nisëm”: SHBA kërcënon Kinën!

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 04 October 2021

Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Kinën të bëjë kujdes më Tajvanin, teksa u shprehën të shqetësuara nga rritja e aktivitetit ushtarak të pekinit pranë ishullit, duke deklaruar se ky lloj presioni minon paqen dhe stabilitetin rajonal.

“I bëjmë thirrje Pekinit të ndërpresë menjehëre trysninë dhe forcën ushtarake, diplomatike dhe ekonomike kundër Tajvanit”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, i cituar nga Reuters.

Tajvani raportoi në 2 tetor se 38 avionë ushtarakë kinezë kanë kaluar në zonën e tij të mbrojtjes të premten, inkursioni më i madh i Kinës atje deri më tani.

-Advertisement-

Avionët, që përfshinin dy bombardues me kapacitet bërthamor, hynë në dy me dy faza. Tajvani u përgjigj duke aktivizuar avionët e tij dhe sistemet raketore.

U bënë kohë tashmë që ishulli ankohet për veprime të tilla të cilat duket se po shkojnë dejt një pike kulmore. Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina vazhdon ta shohë si provincën e vet të shkëputur, dhe e konsideron shqetësuese lidhjen e ishullit me Amerikën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera