Lajme

“Mos i rritni çmimet e kafeve, ndryshe do të trokasim tek dera juaj”

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 24 April 2021

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi përmes një postimi i ka paralajmëruar Gastronomet e Kosovës.

Prestreshi ka shkruar se pas lirimit të masave është rritur çmimi i kafesë dhe produkteve tjera në disa qytete të Kosovës.

I riu nga Deçani futet me veturë në market për të blerë

-Advertisement-

Ai kërkoi nga Shoqata e Gastronomeve që të mos rrisin çmimet, ndryshe AKK duhet të trokasë në derën e tyre.

Postimi i plotë:

Gjithë ato ankesa, gjithë ato protesta, gjithë ai presion që u ushtrua nga sektori i gastronomisë, kundrejt masave të vendosura nga Qeveria për ta parandaluar infekcionin Covid 19, e që kishin të drejtë në disa raste, tani po të njejtit gastronomë në disa qytete të Kosovës kanë vendosur që bashkarisht me marrëveshje t’i ngrisinë çmimet e kafeve dhe produkteve tjera. Kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar, andaj para se të inicoj procedura hetimore Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, si titullar i këtij institucioni fillimisht i bëjë thirrje Shoqatës së Gastronomëve, që ata të distancohen nga këto sjellje të gastronomëve dhe të bëjnë thirrje për ndalim të këtyrë veprimeve.

Në të kundërtën, derën e parë që do ta trokasim është dera e shoqatës së gastronomëve. VP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera