Shëndetësi

Mos i bëni këto gabime në mëngjes

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 18 March 2019

Një pjesë e veprimeve rutinë që bëjmë në mëngjes, në fakt, të plakin më shpejt dhe të tregojnë më të madhe në moshë.

Ja cilat janë gabimet themelore që nuk duhet t’i bëni në mëngjes, në mënyrë që të ndiheni më të freskët dhe më të çlodhur.

Të gjithë e dimë që kemi nevojë për ta hidratuar fytyrën në mëngjes, por harrojmë se edhe pjesa e qafës ka nevojë gjithashtu për hidratues. Dr. Oz rekomandon edhe hidratimin e zonës së qafës çdo ditë, sepse eliminon krijimin e rrudhave, rrit elasticitetin dhe pigmentin.

-Advertisement-

Krehja e flokëve të lagur

Krehja e flokëve të lagur nuk është ide e mirë, thotë Dr. Oz. Flokët janë të prirur të këputen më shpejt kur i kreh të lagur, kështu që thaji mirë me tharëse ose me peshqir para se t’i krehësh!

Ngrihesh menjëherë nga shtrati

Të kërcesh nga shtrati sapo zgjohesh, nuk i bën aspak mirë trupit. Ky veprim mund të të çojë në ulje tensioni, marrje mendsh dhe plogështi. Mundohu t’i japësh vetes pak kohë para se të lësh shtratin… deri në zilen e dytë të alarmit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera