Fun & Video

Mos hiq kurrë dorë! Njihuni me piloten e parë pa duar në botë (Fotot)

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 04 October 2019

Jessica Cox, 36-vjeçarja nga Arizona ka hyrë në rekordin Guiness si pilotja e parë në historine e aviacionit, e cila nuk ka krahë.Jessica ka lindur me një deformim të rrallë, ajo nuk ka pasur asnjëherë krahë, por kjo nuk e ka ndaluar atë të arrijë gjëra të mëdha.

Historia e Jesiccës, dhe pse disa mund ta shohin si një histori e trishtë, në të vërtetë ajo është një histori e gjatë suksesi.36-vjeçarja e lindur pa krahë, mund t’i japë makinës, avionit si dhe është një pianeste shumë e mirë.

Ajo në vend të krahëve të saj, përdor këmbët, dhe mesa duket i përdor ato në mënyrë perfekte.Në vitin 2012 ajo u martua me instruktorin e saj të karatesë, Patrick, me të cilin bëri edhe dy fëmijë.

-Advertisement-

Jessica gjithashtu ka dhe dy rripa të zinj në karate, pasion ky i imponuar nga familja e saj që në moshë të vogël, të cilët kanë dashur gjithmonë që ajo të ishte e aftë të vetëmbrohej në raste rreziku.

Përveç punës së saj si pilote avioni, Jessica gjithashtu kryen fjalime motivuese në vende të ndryshme të botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera